Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë e shohin me shqetësim nivelin e korrupsionit, i cili kosniderohet si kërcënimi më i madh në aktivitetin ekonomik.

I ftuar në emisonin E-ZONE, Presidenti i Dhomës Enio Jaço tha se i gjithë komuninteti i biznesit është i shqetësuar për klimën ekonomike.

 

“Kemi qënë të shqetësuar për klimën e biznesit. Kemi vënë re një mungese besimi të shtuar nga sipërmarrësit dhe kjo është reflektuar në indeksin tonë të Dhomës, por jo vetëm, edhe në disa shoqata të tjera biznesi. Do t’i referohem shprehjeve të komunitetit tonë që korrupsoni është një nga shkaqet që i pengon në aktivitetin e tyre. Në analizën tonë ky fenomen është evident. Shqipëria ka oportunite ekonomike, kjo përkthehet në mundësi për bizneset. Por për sa kohë nuk adresojmë korrupsionin, çdo fitore do të jetë e shkurtër, nuk do të zgjasë shumë. Nuk do jetë një përmirsim afatgjatë dhe kjo na shqetëson.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *