Ministria e Financave ka hedhur për konsultim disa detaje nga projektligji për amnistinë fiskale. Në draftin e rishikuar, deklarimet vullnetare të individëve do të kenë një kufi prej 2 mln euro, ndërsa tarifat janë 7 dhe 10%. Por zv/ministrja e financave, Vasilika Vjero, e ftuar në E-ZONE dha disa detaje të tjera mbi draftin.

 

Nëse këto shuma do të investohen në letrat me vlerë të qeverisë, bono thesari për një periudhë mbi 2-vjeçare, ata mund të marrin një normë më të zbritur të këtij tatimi, konkretisht 5 dhe 7%. Në ligj ne kemi vendosur që ato para që do të ligjësohen ato nuk do të duhet të transferohen për një periudhë 5-vjeçare, që nga moment që do të ligjësohen dhe do të paguhet tatimi. Ato do të duhet të rrinë në bankë deri në momentin e mbylljes së të gjithë procesit ligjorë, – u shpreh Vjero.

 

Për draftin e amnistisë ka patur shumë kundërshtime nga komuniteti ndërkombëtar, por sipas Vjeros detajet e reja shtesë japin më shumë garanci dhe përfshijnë edhe rekomandimet e bëra.

 

Një njësi e posaçme në tatime do të merret më të gjithë procesin për të evidentuar që në këtë nisëm të mos përfitojnë zyrtarët e apo personat e inkriminuar, por në fakt ky është edhe ngërçi i këtij ligji, ndarja e pasurisë nga puna në të zezë dhe ajo kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.