Në një intervistë për emisionin “E-ZONË” në “Vizion Plus”, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se posti i ministres ishte një sfidë e madhe, aq më tepër në këto dy vitet e fundit, teksa ekonomia kaloi dy ngjarje të forta, si pandemia dhe tërmeti. Por a beson Anila Denaj se do të konfirmohet sërish si anëtare kabineti në qeverinë Rama 3?

 

“Unë, së pari jam shumë e kënaqur se kam patur mundësinë të jem anëtare e këtij kabineti dhe kam një falenderim shumë të madh për kryeminsitrin si dhe për të gjithë kolegët në këtë kabinet. Ishte një sfidë, një sfidë shumë e bukur, por edhe duke parë se çfarë kaluam, një sfidë që i gjithë kabineti e kaloi së bashku. Besoj shumë që fitorja e kryeministrit Rama dhe e Partisë Socialiste është më e rëndësishme, të tjerat janë sekondare”, u shpreh Denaj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *