Një 35-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën këtë të mërkurë pasi është zënë poshtë nja masivi dheu teksa po hapte themelet e banesave.

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”,  sipas policisë shtetasi me iniciale S.B.,  rreth 35 vjeç, duke punuar për hapjen e themeleve të banesave, e ka zënë dheu poshtë, dhe si pasojë  ka ndërruar jetë.

 

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e mëtejshme të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *