Isuf Hasa, autor i dyshuar i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në një fshat të Tiranës, është zbërthyer para hetuesve. Pranoi krimin, ndërsa pretendoi se bashkëfshatari i tij i ngacmonte gruan dhe e ofendonte shpesh.
Hasa rrëfeu planin për ta vrarë me një send të fortë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Në mëngjes shkova në shtëpinë e Xhemalit dhe pimë kafe. Pasi mbaruam aty vendosëm të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë ku ishte çekiçi. E mora dhe e qëllova nga mbrapa. Kishte shumë kohë që më bullizonte dhe më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste që nuk shkoja tre netë në shtëpi. Xhemali më merte në telefon dhe më thoshte: “Si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas”. Kisha kohë që nuk po e duroja dot”, tha Hasa.
Autori pranoi gjithashtu se kishte marrë edhe portofolin me para të viktimës.
“Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte sepse m’i kishte treguar ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë”, tha ai.
Isuf Hasa ishte i dyshuari i parë për policinë. Ai u shoqërua dhe më pas u la i lirë, por duke u mbajtur nën përgjim. Pasi hetuesit gjetën paratë në banesën e tij dhe çekiçin në shtëpinë e të bijës, autori u detyrua të pranonte gjithçka./vizionplus.tv