E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“E vrava se më ngacmoi gruan”, Isuf Hasa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e fqinjit

Gjykata e Apelit dënoi me burgim të perjetshëm Isuf Hasën. Ai u cilësua fajtor për akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen e Xhemal Metës, fqinj i tij të cilin e goditi me çekiç. Ngjarja e rëndë ndodhi në 13 janar të vitit të kaluar (2025).

Në dëshminë e tij para hetueve ai pranooi krimin dhe pretendoi se bashkëfshatari i tij i ngacmonte gruan dhe e ofendonte shpesh.

Reklamë

“Në mëngjes shkova në shtëpinë e Xhemalit dhe pimë kafe. Pasi mbaruam aty vendosëm të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë ku ishte çekiçi. E mora dhe e qëllova nga mbrapa. Kishte shumë kohë që më bullizonte dhe më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste që nuk shkoja tre netë në shtëpi. Xhemali më merte në telefon dhe më thoshte: “Si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas”. Kisha kohë që nuk po e duroja dot”, tha Hasa vitin e kaluar.

Menjëherë pas krimit, Hasa u arratis nga fshati dhe shkoi tek e bija në Vorë, vend ku u gjet dhe arma e ftohtë e krimit, çekiçi ndërsa paratë që i kishte grabitur, 81- vjeçarit, Xhemal Meta, i kishte fshehur në banesën e tij./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë