E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E vetmja grua në garë, Edjona Dano emërohet shefe Komisariati në Kuçovë

Edjona Dano është emëruar shefe e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë.

Dano ishte e vetmja grua që garoi për shef komisariati dhe u shpall në listën fituese, si dhe u kualifikua fituese edhe mes 290 garuesve që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë shefa komisariatesh.

Reklamë

Së fundmi Dano mbante detyrën e Shefes së Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës. Ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.6 Tiranë.

Ndryshime të tjera të firmosura:

Reklamë

Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë Kleant Serdari është emëruar Shef  i Komisariatit të Policisë Mallakastër.

Shefi i Komisariatit të Policisë Mallakastër Bledar Metaj  është emëruar Shef Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë.

Florian Dano është emëruar shef komisariati i Policisë Kufitare Dibër.

Elvid Shehu në Komisariatin e policisë kufitare Sarandë.

Ferit Merkaj shef Komisariati i policisë Himarë.

Kliton Zharri shef Komisariati i policisë Cerrik.

Ajet Bega Shef Komisariati i policisë Kurbin.

Leonard Ndreka shef në Komisariatin e policisë Gramsh.

Krenar Guçe, zëvendës drejtor për krimet në DVP Elbasan,

Gentian Dedej shef Komisariati i policisë Pogradec./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë