Kardiokirurgu Edvin Prifti ka folur për të vërtetën e tij lidhur me paratë që iu gjetën në banesë, më konkretisht 256 mijë euro, 7600 USD dhe rreth 15.4 milionë lekë.
Ai tha në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj se çdo qindarkë e ka të justifikuar, por drejtësia mbylli sytë dhe zhduku provat.
Pjesë nga biseda:
Prifti: Duke më përgjuar në shtëpi mua, çdo gjë familjare që bëj dhe që kam. Duke u fokusuar te këto elementë, dhe ti e di që unë kam një sasi parash në shtëpi në bazë të një marrëveshjeje që kam bërë. Ti më vjen në datë 9 shkurt dhe më sjell një letër për sekuestrimin e kartelës në punë, kjo ëhstë e kuptueshme se çfarë po ndodhte, shtëpia ime bastiset 2 ditë më mbrapa. Unë nuk kam thyer asnëj ligj, mua ligji shqiptar më jep të drejtën që kursimet e mia ti mbaj ku të dua unë. Ligji shqiptar më këkron origjinën.
Borakaj: I keni ju të gjitha të justifikuara?
Prifti: Padyshim, ato janë justifikuar me një ekspertizë kontabël që ne e kemi depozituar 12 më 13 dhjetor 2021. Pas 3 vitesh më 8 shkurt mua më thonë që se kemi këtë dosje, dosja kishte fluturuar.