Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u gjet në...

“E trajtuan si kafshë”, flet motra e shqiptarit që vdiq në kampin e azilkërkuesve në Britani: Do gjej paqe kur të mësoj të vërtetën

18 Dhjetor 10:03

 

Detaje të reja janë bërë me dije nga vdekja e shqiptarit Leonard Farruku, i cili kërkonte azil në Mbretërinë e Bashkuar. Motra e tij ka treguar se 27-vjeçari është trajtuar në mënyrë çnjerëzore para vdekjes.

Lexo edhe :

Related Posts

"Dëgjuam britma dhe përplasje në murin e kabinës së tij", çfarë ndodhi para se i riu shqiptar të vriste veten në Angli
Ëndrra që mori fund në anijen e azilkërkuesve në Angli, nga humbja e nënës te shitja e fizarmonikës, jeta e vështirë e Leonard Farrukut

Shqiptari, i cili pagoi 4,000 euro për të kaluar Kanalin me një varkë të vogël verën e kaluar, dyshohet se ka vrarë veten në Bibby Stockholm.

Javën e kaluar u zbulua se azilkërkuesi ishte ankuar për shëndetin e tij mendor një ditë para se të vdiste dhe, sipas migrantëve të tjerë, ishte dëgjuar duke bërtitur dhe goditur në murin e kabinës së tij.

Ai ishte gjallë kur azilkërkuesi me të cilin ndante kabinën e tij u ngrit për të shkuar në qendrën e IT në kamp. Stafi zbuloi trupin e Farrukut menjëherë më pas.

Motra e tij Jola Dushku, 33 vjeçe, e cila jeton në Lombardi të Italisë, tha se ishte e tronditur nga lajmi, të cilin e morën vesh nga të afërmit në Mbretërinë e Bashkuar të kontaktuar nga policia që po hetonte vdekjen.

“Kur fola me të herën e fundit, ai më tha se kushtet nuk ishin të këqija, por ata trajtoheshin nga rojet si kafshë”, tha Dushku.

“Vëllai im, kur mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, i dha Home Office adresën e të afërmve tanë në Londër. Ata u kontaktuan nga policia e cila u tregoi se çfarë kishte ndodhur.

Sipas të afërmve tanë që janë në kontakt me policinë, Leonardi atë natë në orën 23 të mbrëmjes ka pasur disa probleme dhe është qetësuar nga roja. Në orën 3 të mëngjesit ai u gjet i vdekur. Nuk kemi më shumë detaje se si ai vdiq”, tregoi ajo.

Mësohet se aktualisht janë 300 azilkërkues meshkuj të vendosur në kamp. Ai ka një kapacitet për deri në 506 migrantë, të cilët ndahen në dy, tre ose katër në një kabinë.

Vdekja vjen pasi një 23-vjeçar u përpoq të vriste veten në një parking hoteli në Essex muajin e kaluar, pasi dëgjoi se do të transferohej në Bibby Stockholm.

Farruku mbërriti në Britaninë e Madhe me një varkë të vogël gushtin e kaluar si pjesë e një numri prej më shumë se 12,000 shqiptarësh përgjatë Kanalit, një e katërta e të gjitha kalimeve vitin e kaluar.

I lindur në fshatin Manez, pranë qytetit të Durrësit, motra e tij tha se ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të punës dhe për të siguruar leje qëndrimi të pacaktuar.

“Ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar me ëndrrën për të gjetur punë më të mirë dhe, më e rëndësishmja, për të marrë leje të pacaktuar për të qëndruar”, tha Dushku.

Ajo tha se ata kishin humbur të dy prindërit e tyre, një humbje që ndryshoi vëllain e saj.

“Leonardi u bë një person tjetër kur nëna jonë vdiq. Vdekja e saj e ndryshoi atë”, tha ajo.

Ajo tha se ai ishte i vendosur të merrte leje të pacaktuar për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që donte të “përmbushte të gjitha kërkesat e Home Office”.

“Unë do të gjej paqen në mendjen time vetëm kur të gjej të vërtetën e asaj që ndodhi atë natë në Bibby Stokhol”, tha ajo.

Barka është një nga tre vendet kryesore të akomodimit për migrantët e projektuar për të reduktuar koston prej 8 milionë paund në ditë për strehimin e azilkërkuesve në hotele. Dy të tjerat janë baza e papërdorur e RAF në Wethersfield në Essex dhe RAF Scampton në Lincolnshire, e cila ende nuk ka për të hapur.

Një zëdhënës i Home Office tha: “Ky ishte një incident tragjik dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit. Mirëqenia e të gjithë atyre në kujdesin tonë është e një rëndësie të madhe dhe ne e marrim përgjegjësinë tonë për mirëqenien e tyre jashtëzakonisht seriozisht.

Kjo tani do të hetohet nga policia dhe mjekësia ligjore. Është e drejtë që të vërtetohen faktet dhe rrethanat që lidhen me këtë vdekje.” /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret
Tagged:
Angli Azil leonard farruku Motra Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan e bllokuar brenda

më shumë...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

më shumë...

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i viktimës: Kemi një person në burg për këtë histori

më shumë...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin pamjet nga ngjarja në Shkodër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën 25-vjeçare, pak...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.