E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rrëmbeu rrjedha e lumit, mbytet turistja shqiptare në Zvicër

Një shqiptare me banim në Itali ka humbur jetën në Zvicër teksa kishte shkuar për pushime me familjen e saj.

 

Viktima e kësaj tragjedie është Elvis Fistha, 43 vjeçare me origjinë shqiptare, banuese në Cadorago prej 15 vjetësh që kurse ishte martuar. Ngjarja ka ndodhur në Lavertezzo, Kantoni Ticino. Gruaja u tërhoq nga rryma e lumit “Verzasca”, në zonën ku ndodhet ura romake “Ura e kërcimeve” në zonën Aquino.

 

Ishin anëtarët e familjes ata që dhanë alarmin pas ngjarjes. Ajo u dërgua në spital me helikopter në gjendje të rëndë, ku ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës.

Vazhdo të lexosh