E rëndësishme/ Numrat e telefonit ku mund të kontaktoni për ndihmat

Ministria e Mbrojtjes sërish ka bërë thirrje që të gjithë të solidarizohemi me familjet e prekura nga termeti i së martës 6.3 ballë që shkaktoi të paktën 30 viktima.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes për të gjithë ato që janë të gatshëm që të kontaktojnë në numrat e numrat e kontaktit : 04 22 22 223/04 22 28 250/0688046664.
“Pavarësisht dëshirës së mirë, rrëmuja dhe konfuzioni, në këto momente jo vetëm që nuk ndihmojnë dhe nuk kanë impaktin e dëshiruar, por rrezikojnë të kenë efektin e kundert.
Prandaj, ҫdokush që dëshiron të kontribuojë është i ftuar që ta kanalizojë donacionin përmes Rezervave të Shtetit dhe Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura, përmes numrave të mëposhtëm:
04 22 22 223
04 22 28 250
Dhe 0688046664
Këto numra jane ne dispozicion te qytetareve 24 ore, 7 ditë të javës për të koordinuar ndihmën por edhe për t’ju adresuar në pikat e posaçme që po ngrihen në të gjitha qytetet kryesore.
Gjej rastin këtu, të falënderoj bankat e nivelit të dytë, që nga sot, kanë hequr komisionet për ҫdo donacion apo transfertë vullnetare që shkon në fondin për përballimin e tërmetit.
Dhe gjej po ashtu rastin, t’ju kërkoj kompanive të telefonisë që të na ndihmojnë duke ju dërguar abonentëve të tyre nga një sms me këto pika kontaktesh dhe adresa ku mund të dorëzojnë donacionin e tyre, qoftë ky monetar, apo material, qofshin këto mallra ushqimore, mjekësore, veshmbathje, apo lodra për fëmijët e ҫfarëdo tjetër.
Mediat janë duke bërë tashmë një punë të jashtëzakonshme në këtë drejtim dhe dua t’i falënderoj shumë për gjithҫka kanë bërë gjatë këtyre ditëve e t’i ftoj ta vazhdojnë këtë fushatë orientuese, që realisht po na ndihmon shumë.
Në këto momente, ne kemi nevojë për ҫdo ndihmë që mund të na jepet. Sot, kemi nevojë për logjistikë, strehim, ushqime e veshmbathje.
Por nevoja reale, sfida e vërtetë do të jetë ajo e rindërtimit. E di nga informacioni e komunikimet e shumta që kam pasur, që ka shumë biznese, sidomos ato të ndërtimit apo studiot inxhinierike e të arkitekturës, dhe shumë biznese të mëdha e të suksesshme, që duan të ndihmojnë në këtë fazë të dytë të përballimit të pasojave të tërmetit.
I falënderoj të gjithë dhe i ftoj edhe njëherë të kontaktojnë në numrat 04 22 22 223, 04 22 28 250 dhe 0688046664
Kërkesa jonë për ta në këtë moment, kur është e pamundur që të përdorim ndihmën që ata ofrojnë, është që të depozitojnë pranë shtabeve tona angazhimet e tyre në formën e kontratave te premtimit të detajuara me donacionet e ofruara, në mënyrë që edhe ne të mund të katalogojmë, listojmë dhe organizojmë këtë ndihmë kaq jetike për ҫdo familje të prekur nga kjo tragjedi e rëndë.Është shumë e rëndësishme, që kushdo dëshiron realisht të ndihmojë, të dëgjojë e t’i bashkohet kësaj thirrje që do të na lejojë të përdorim me efikasitet e impakt maksimal dhe transparencë të plotë ҫdo qindarkë që do të mblidhet si rezultat i kësaj fryme të jashtëzakonshëm solidariteti.”




