Subscribe

Shqipëria u godit nga një tërmet me epiqendër në Elbasan, që sipas Institutit të Gjeoshkencave ishte me magnitudë 4.3 ballë.

Menjëherë pas tërmetit një 20-vjeçar humbi jetën pak pas mesnate në Lushnje.

Lexo edhe :

Related Posts

Rreth orës 00:17 kur Lushnja u godit nga tërmeti, i riu u zgjua nga e ëma, e cila e njoftoi por paniku bëri që ai të rrëzohej në tokë, e të gjente vdekjen e menjëhershme.

Familjarët thane se 20-vjeçari vunate nga probleme shëndetësore. Daja i tij u shpreh se nipi i tij, Daniel Rika vuante nga epilepsia.

“Pas tërmetit motra ka thirrur djalin dhe i ka thënë që ka ndodhur tërmet. Djali ngrihet dhe rrëzohet direkt përtokë, e kapën e tundën e për momentin nga bëjnë dot asgjë. Në atë kohë lajmëruarn ambulancën, e mori djalin. Ka qenë e pamundur. E ka pasur gjithmonë atë sëmundje.

Ka qenë dhe pak i sëmurë, nga tërmeti e ka zgjuar e ëma për të dalë jashtë nëse binte lëkundje tjetër, pastaj atij i ka rënë infarkt”

Do të jenë ekspertët ata që do të përcaktojnë shkakun e vdekjes së 20-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *