E rëndë në Vaun e Dejës, burri godet me sqepar bashkëshorten, 68-vjeçarja dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës. Burri ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rëndë në trup ndërsa ndodhet në rrezik për jetën. Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme.
Shtetasja e dëmtuar është 68 vjeçe.
E dëmtuara është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në fshatin Barbullush, shtetasi V. K. 73 vjeç, dyshohet se ka goditur me çekiç, në kokë, bashkëshorten e tij, shtetasen L. K., 68 vjeçe,e cila është dëmtuar rëndë.
Shtetasi V. K. është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
/vizionplus.tv




