E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë në Tiranë/ Mbyten në liqen dy fëmijët, 11 dhe 13 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në periferi të kryeqytetit.

 

Dy fëmijë të mitur përkatësisht, 11 dhe 13 vjeç janë mbytur në Liqenin e Prushit.

 

Reklamë

Pas njoftimit të ngjarjes janë vënë në lëvizje shërbimet e Policisë dhe pulumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerjen e trupave nga uji.

 

Mësohet se kanë qenë një grup fëmijësh që kanë qenë duke u larë në liqen, 4 prej të cilëve kanë dalë ndërsa dy të fundit për fat të keq, jo.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë