E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

E rëndë në Sllovaki, 18-vjeçari vret dy shokët e klasës dhe plagos një mësues

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një shkollë në Spisska Stara Ves të Sllovakisë, ku një 18-vjeçar ka vrarë me thikë dy bashkëmoshatarë dhe ka plagosur një mësues.

Mediat theksojnë se 18-vjeçari qëlloi me thikë dy shokët e klasës dhe më pas një mësues.

Fillimisht policia ju bëri thirrje qytetarëve që të tregoheshin të kujdesshëm dhe të mos i afroheshin 18-vjeçarit pasi është mjaft i rrezikshëm, më pas njoftuan se ai është arrestuar.

Qyteti Spisska Stara Veska rreth 2000 banorë dhe ndodhet pranë kufirit polak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë