E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë në Poliçan/ Vetëvritet me kallashnikov 48-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Poliçanit. Një 48-vjecar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.

 

Burime nga policia bëjnë me dije se, Ylber Spahiu e ka ndërmarrë aktin e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike. Burimet konfirmojnë se viktima ishte prej disa javësh në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se jetonte i vetëm, pas bllokimit të kufijve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Mbyllja e kufijve la në Greqi gruan dhe dy fëmijët e 48-vjeçarit.

 

Reklamë

Kanë qënë komshinjtë ata që njoftuan policinë, e cila pas mbërritjes në banesë e gjeti trupin e 48-vjecarit pa shenja jete.

 

Trupi i pajetë u përcoll në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas ekspertizës rezultoi se 48-vjecari, Ylber Spahiu është vetëvrarë nga arma automatike “kallashnikov”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë