E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë në Orikum/ Makina përplas fëmijën 8 vjeç

Një 27 vjeçar me iniciale A.M teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip Fiat ka përplasur fëmijën 8 vjeç.

 

Ngjarja ka ndodhur në Orikum. Sipas policisë, fëmija dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në spital, ku po marrin ndihën mjekësore.

 

Reklamë

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

“Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë dhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M, po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë