E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E rëndë në Vaun e Dejës, burri godet me sqepar bashkëshorten, 55-vjeçarja dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës. Burri ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rëndë në trup ndërsa ndodhet në rrezik për jetën. Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Shtetasja e dëmtuar është Zina Krajni rreth 55 vjeçe.

E dëmtuara është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia vendore e Shkodrës menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj i cili dyshohet se është personi që e qëlloi me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Janë ende të paqarta motivet e krimit në familje ndërsa në vendngjarje forcat e policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.