Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mallakastër. Një 26-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur. Policia bën me dije se viktima e dyshuar e aktit seksual është një 15-vjeçare.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin D. M., 26 vjeç, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 1 shtetase të mitur 15 vjeçe. Gjatë kontrollit të banesës së 26-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, që e mbante pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftim.

 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *