E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

E rëndë në Japoni! Një person përplas me makinë nxënësit e shkollës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin japonez të Osakës.

Sipas mediave të huaja, një burrë është arrestuar pasi ka përplasur me makinën e tij disa nxënës shkolle, ku 7 prej tyre mbetën të plagosur.

Autoritetet japoneze e kanë cilësuar incidentin si një sulm të qëllimshëm.

Fëmijët, të cilët po ktheheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes, janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht, ata kanë qenë të vetëdijshëm gjatë gjithë kohës dhe nuk raportohen në rrezik për jetën.

Reklamë

Autori i sulmit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, ka rrëfyer gjatë marrjes në pyetje se e ka kryer qëllimisht aktin. Ai është arrestuar nga policia me akuzën e tentativës për vrasje.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur motivet e këtij sulmi tronditës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë