Një ngjarje e rëndë është shënuar Itali, ku një 13-vjeçare u largua nga spitali në Palermo, pas një debati me nënën e saj në sallë dhe më pas është përdhunuar.
Vajza, banuese në një komunë në zonën e Palermos, zbriti në sallën e spitalit Di Cristina të shtunën pasdite për të marrë një akullore, por më pas, pas një debati u largua dhe në mes të natës u përdhunua nga një djal në errësirë në një qoshe të një sheshi në lagjen Borgo Nuovo në Palermo.
Policia po kërkon abuzuesin e vajzës, i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.
Pas natës së tmerrshme dhe dhunës në Borgo Nuovo, vajza është kthyer në spital. Në atë departament të Neuropsikiatrisë, i cili është bërë pikë referimi për shumë fëmijë që abuzojnë me alkoolin dhe drogën.
Pas abuzimit, vajza ka treguar gjithçka. Ajo tashmë do të transferohet në një komunitet jashtë Siçilisë. Ndërkohë efektivët e policisë janë në kërkim të të riut që e ka dhunuar. 13-vjeçares i është sekuestruar celulari dhe karabinierët po përpiqen të mbledhin sa më shumë prova, që mund të çojnë në kapjen e autorit të dhunës.