E enjte, 19 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 sekondë më parë
Kronikë

E rëndë në Greqi, 2-vjeçari shqiptar humb jetën pasi u sulmua nga qeni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Zakynthos-it në Greqi, ku një i mitur shqiptar ka ndërruar jetë pasi u sulmua egërsisht nga një qen i racës “Pitbull”.

Mediat helene raportojnë se 2-vjeçari me baba shqiptar dhe nënë greke është sulmuar në oborrin e banesës ku ishte duke luajtur.

I mituri u dërgua menjëherë në spitalin e Zakynthos-it, por pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur dot të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë gjatë sulmit nga qeni.

Aktualisht autoritetet greke po hetojnë ngjarjen për të sqaruar rrethanat e plota të tragjedisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë