Kronikë
E rëndë në Gjirokastër/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë

Një 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës mëngjesin e kësaj të hëne në Gjirokastër.
Në gjendje të rënduar depresive, shtetësja me iniciale F.K. është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital, raporton Vizion Plus. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Granicë”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




