E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë në Durrës/ Turistja bie nga kati i gjashtë i hotelit, detajet e para

Një turiste polake ka humbur jetën në Durrës, pasi ra aksidentalisht nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime.

 

55-vjeçarja, e cila dyshohet se kishte konsumuar alkool, u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm, ndërkohë që ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas mesnate.

 

Rënia nga lartësia i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 55-vjeçares. Ndërkohë që grupi hetimor po merr në pyetje personelin e hotelit dhe familjarë të turistes, për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë