E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë në Berat/ Gjendet i pajetë afër banesës 54 vjeçari, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Berat.

 

Policia bën me dije se në fshatin Veterik është gjetur pa shenja jete nga familjarët një 54 vjeçar me iniciale P.P.

 

Reklamë

Paraprakisht dyshohet se 54 vjeçari të jetë vetëvarur, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

“Berat/Informacion paraprak

 

Në fshatin Veterik është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte në afërsi të banesës së tij, shtetasi P. P., 54 vjeç.

 

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë