E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E rëndë Lezhë! Ra në kontakt me kabllo elektrike, ndërron jetë 16-vjeçarja

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen të Lezhës, një shtetase 16-vjeçe, duke ecur në drejtim të banesës së saj, dyshohet se ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura, ngjarje që përfundoi tragjikisht me humbjen e jetës së saj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë