Subscribe

Dy vëllezer janë gjetur të vdekur mesditën e kësaj të enjte në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”.

 

Trupat e vëllezërve Andrea Olldashi, 33 vjeç dhe Martin Olldashi, 31 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Sipas policisë, këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.

 

Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje., beri te ditur policia ne njoftimin paraprak.

 

Uniformat blu bëjnë me dijë se po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *