Telefonata e një vajze që pretendonte se ishte marrë peng, alarmoi policinë e Tiranës dhe Forcat Speciale. Sajma Qordja pretendon se është rrëmbyer dhe dhunuar nga disa djem, ndërsa prindërit e saj thanë se të bijën ua ka marrë peng i dashuri i saj.
Menjëherë forcat speciale të RENEA-s u angazhuan duke u ngjitur me litar në katin e tetë ku po qëndronte e reja për ta shpëtuar.
Lexo edhe :
Related Posts
Burimet thonë se i dashuri i Sajma Qordjas kishte marrë me qira ditore dy apartamente. Te njëri u gjetën dy armë në tavolinë dhe kishte shenja kokainë, ndërsa te banesa tjetër po qëndronte e reja.
Apartamenti ku u gjetën armët ishte thuajse i shkatërruar. Kur efektivët kanë trokitur në banesën tjetër që ishte e reja ajo ka filluar të bërtasë dhe është kyçur brenda dhe ka lajmëruar policinë.
/vizionplus.tv







