Bledar Çakalli, aktivist i çështjes kombëtare dhe artist i muraleve me figura historike, në 112-vjetorin e Pavarësisë ishte i ftuar në studion e “Quo Vadis”, në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt.
Artisti, pa treguar emra, tha se një person i ka ofruar para në mënyrë që të realizonte muralen e një figure të njohur politike.
Çakalli nuk pranoi të zbulonte emrin e politikanit dhe shumën e parave që iu ofrua, por tha se çdo e gjë nuk e ka nisur për famë dhe për lekë.
Bledar Çakalli: Isha duke bërë murale në Gjirokastër para një viti që me ndihmën e një djali nga Malësia e Madhe arrita që t’i përfundoja. Afrohet një person që hedh lekë për një figurë politike ditën e sotme.
Pranvera Borakaj: Për Ramën apo Berishën?
Bledar Çakalli: Nuk dua të përmend emra, por ka arritur deri në atë pikë sa..për mua është injorancë. Nuk mund të hedhësh lekë për të tilla figura kur ke figura shqiptare…
Pranvera Borakaj: Sa lekë donte të investone?
Bledar Çakalli: Unë nuk e kam nisur për lekë, nuk e kam nisur për famë. Nuk kam qenë në dijeni se çfarë është fama dikur. Nuk dua t’i përgjigjem pyetjes për një person, se ka qindra të tjerë që i duan ato figura. Pse doli një person aty tani që do një figurë, nuk mund të ma hedhë mundin, djersën e shumë shqiptarëve që më mbështesin. /vizionplus.tv/





