E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E refuzoi gruaja, vetëvritet 31 vjeçari në Klos

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë së Klosit këtë të enjte.

 

Një 31 vjeçar vrau veten pas një mosmarrveshjeje me bashkëshorten e tij. Burime nga policia lokale bënë të ditur se 31 vjeçari Arjan Hoxha banues në fshatin Gurrë të Bashkisë Klos, i shpallur në kërkim nga policia për dhunë në familje, kishte shkuar në fshatin Plan i Bardhë tek e familja e gruas së tij për t’i kërkuar rikthimin me të, por nga refuzimi ka vrarë veten.

 

Reklamë

Fillimisht u raportua se 31 vjeçari kishte kërcënuar familjarët e bashkëshortes, por më pas ngjarja u sqarua. Arjan Hoxha kishte pasur mosmarrveshje me gruan e tij, çka e ka detyruar këtë të fundit të braktisë bashkëshortin dhe të rikthehet tek familja e saj.

 

Refuzimi i bashkëshortes për tu rikthyer, mësohet se ka qenë shkaku që çoi 31 vjeçarin drejt vetëvrasjes. Burime nga policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes thanë se 31 vjeçari ka vetëm një plumb në gojë, çka mbështet versionin e vetëvrasjes.

 

Ajo që bi në sy në prifilin e 31 vjeçarit në rrjetin social Facebook është pozimi në shumë foto me armë të llojit automatik e pistoleta. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë