Kronikë
E qëlluan me plumb pas shpine, vdes në spital ish-deputeti shkodran

Ndërron jetë ish-kreu i Komunës Velipojë, dhe njëherazi ish-deputet i PDK-së, Pashk Ujka, të cilit iu bë atentat pranë shtëpisë së tij në Shkodër.
64-vjeçari, i cili u qëllua me plumb pas shpine, nga një person ende i panjohur, nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Reklamë
Hetuesit morën dëshmi të ndryshme mbi krimin, si dhe sekuestruan pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja lidhet me veprimtarine e dikurshme të Pashk Ukjës, si kryetar i Komunës së Velipojës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




