Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në kampionatin e futbollit në Kosovë, ku protagonist është bërë ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilus Solomon.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, Solomon i janë vënë prangat gjatë ndeshjes. Në momentin që ai po bëhej gati për të hyrë në fushën e lojës për skuadrën e tij Dukagjini, policia i ka vënë prangat.

Ai ëhstë arrestuar brenda ambienteve të stadiumit.  Solomon është arrestuar edhe më parë nga policia me akuzën e dhunës ndaj ish-të dashurës së tij, në periudhën kur ishte pjesë e të kuqve në kampionatin shqiptar.

Që atëherë, ai kishte detyrim paraqitje në polici, por me sa duket ka shkelur këtë vendim të gjykatës dhe kjo ka çuar në arrestimin e tij të sotëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *