E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Të paktën tetë të vdekur pas një atentati kundër NATO-s në Afganistan

Një atentat marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik goditi sot një automjet të blinduar të NATO-s në qendër të Kabulit duke shkaktuar të paktën tetë të vdekur dhe 28 të plagosur, tre prej të cilëve ushatarë të huaj.

 

“Viktimat nga shpërthimi, që ndodhi në orët e para të mëngjesit, janë në pjesën më të madhe civilë”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish.

 

Reklamë

NATO theksoi nga ana e saj se tre ushtarë të koalicionit ishin plagosur.

 

“Jeta e tyre nuk është në rrezik”, sipas një komunikate të forcave amerikane nën mandatin e NATO-s në Afganistan.

 

Grupi i Shtetit Islamik mori përsipër atentatin nëpërmjet agjencisë së propagandës Amaq, duke konfirmuar se ishte kryer nga një kamikaz, i cili kishte shpërthyer eksplozivët në bordin e një autoveture.

 

SHBA-ja ka rritur presionin këto ditët e fundit ndaj luftëtarëve të Shtetit Islamik në Afganistan duke shpresuar eliminimin e çdo pranie të këtij grupi në vend deri në fund të vitit dhe për të penguar xhihadistët me përvojë në Irak dhe në Siri të strehohen në Afganistan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë