Subscribe

Autoritetet spanjolle kanë zbuluar në Malaga, nëndetësen e parë të narkotikëve që po ndërtohej në territorin europian, dhe do të shërbente për transportin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

Operacioni i koduar “FERRO”, raporton Vizion Plus, në bashkëpunim me Europol dhe forcat e sigurisë nga pesë vende të ndryshme, përfundoi me sekuestrimin e 3 tonëve kokainë, 700 kg hashash dhe mbi 100 000 euro para të thata. 52 persona janë arrestuar, si dhe u sekuestruan 2 varka dhe një skaf me vlerë mbi 300 000 euro.

Në muajin prill të vitit 2020, hetuesit identifikuan një grup të krimit te organizuar, të përbërë nga shtetas spanjollë, kolumbianë dhe Domenikanë, të përfshirë në trafikimin në shkallë të gjerë të kokainës, hashashit dhe marijuanës, të cilët vepronin nga Spanja.

Ndërsa në nëntor të vitit të kaluar , oficerët e policisë  arrestuan udhëheqësin e këtij rrjeti kriminal në Tarragona, së bashku me 13 bashkëpunëtorët e tij.

Tashmë, edhe anëtarët e tjerë të rrjetit kriminal, kanë përfunduar në pranga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *