E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E moshuara vdes në shtëpi, i marrin analizat pasi jetonte ngjitur me vatrën e koronavirusit

Një grua e moshuara është gjetur e vdekur në banesë ne lagjien 5 maji ne Elbasan, 100 metra larg Gjykates se Re, Elbasan.

Viktima e cila jetonte vetëm është identifikuar si Kadrije Arapi 70 vjece.

Prej disa ditësh gruaja nuk i eshte pergjigjur telefonatave te birit.

Pasi nuk eshte pergjigjur ne telefon, djali ka shkuar tek shtepia e nenës, ku serish nuk eshte pergjigjur dhe nuk i eshte hapur dera.

Reklamë

Ne vendngjarje ka shkuar policia, ambulanca dhe zjarrfikesja. Ende nuk eshte e qarte cfare ka ndodhur, per te moshuaren qe jetonte ne katin e peste.

Ne bisede me fqinjet mesohet se e moshuara kishte qene e pafuqishme dhe ka hamendesime per koronavirus.

Banesa e te ndjeres eshte 100 metra larg lokalit prane gjykates se re Elbasan qe u quajt nga Drejtoria e Shendetit publik “Vatra e nxehte e Koronavirusit” ne Elbasan. Sipas burimeve spitalore dyshohet vdekje natyrale,por jane marre edhe analizat për Covid 19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë