E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“E menderosën prapë”/ Ralf Gjoni: PS u tall me vullnetin tonë të mirë

Ilustrim · Vizion Plus

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni reagoi pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor në Parlament. Gjoni tha në “Facebook” se me këtë vendim, mazhoranca mbylli listat dhe u tall me opozitën. Por ai paralajmëroi se nuk do të dorëzohen.

 

“E menderosën prapë, por ne nuk do dorëzohemi! Sot, Partia Socialiste ripërsëriti masakrën e 2008 dhe i rimbylli listat zgjedhore duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë. Sot, PS u tall me vullnetin tonë të mirë në parlament e me mbi 80% të shqiptarëve që kërkojnë lista të hapura. Sot, u nda shapi nga sheqeri dhe çdokush ka treguar fytyrën e saj/tij të vërtetë përpara popullit. Sot, Edi Rama konfirmoi se çdo gje u bë në dakordësi të plotë me PD + LSI. Sot, këta bashkarisht treguan se kanë frikë nga vota e lirë dhe e barabartë. Kanë frikë dhe ndaj e kthyen çdo gjë në vend numëro. Por kjo nuk do të zgjasë…”

 

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor përçau opozitën në Parlament. Mazhoranca siguroi 97 vota pro, nga 84 që i duheshin minimalisht.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh