Vazhdojnë hetimet në lidhje me vrasjen makabre të 20 vjecares në Greqi, nënë e një vajzë 11 muajshe që nuk u prek nga grabitësit kur ata u futen në shtëpi e ciftit grek.

Mediat greke thonë se 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos, ka deklaruar në Polici se ka mundur ti shohe fytyren njerit prej autoreve që grabiten dhe vranë gruan e tij.

Pakujdesia e njerit prej autoreve gjatë kohës që ai po kërkonte në mobilje për para dhe bizhu, ka bërë që bashkëshorti I viktimes ta shohe duke I rrefyerf policisë se ai ishte rreth 30 vjec, me tipare të errëta dhe rreth 1.70 I gjatë.

Babis Anagnostopoulos ka deklaruar gjithashtu se 3 autoret kanë folur fillimisht në Greqisht dhe pastaj në një gjuhë të panjohur për të.

Ka dyshime të forta se edhe Carolina, bashkëshortja e pronarit të shtëpisë i ka parë fytyren njerit prej autoreve dhe ata nxituan ta vrisnin për të mos lënë gjurme.

Mirëpo hetuesit shpresojne se ata kanë lënë gjurme mbi trupin e viktimes prandaj priten përgjigjet nga laborator.

Deri tani ka pasur shumë hipoteza mbi autoret, teksa u tha se mund të jetë një bande shqiptare ose gjeorgjiane, dhe pastaj shqiptaro-greke, ndonëse ende asgjë nuk është zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *