Dilan Reka ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus. Artisti sapo ka lançuar edhe këngën e tij më të re “Shootgan”, e cila është shoqëruar me një klip provokativ.

I pyetur nga moderatorja Evi Reçi, në lidhje me skenën ku Dilani puthet me një nga figurantet e klipit, ky i fundit u përgjigj:

“Ne nuk e kishim fare të ditur që do e bënim puthjen. Pyes menaxherin Alban Karabshin dhe i them çfarë do bëjmë te kjo skena, sepse ishte thjesht një skulpturë . Asgjë thjesht do putheni, tha Albani. Ajo vajza u vu një siklet, i filluan djersët. Pastaj i thashë a mund ta bëjmë këtë gjë, hajde më tha e bëjmë. Atë puthje e kam bërë 25 herë dhe tek e 25 u ngrohëm dhe doli tamam,”- ka deklaruar Dilani.

Dilani është një nga ata artistë që ka shumë pjesëmarrje në festivale dhe nuk mund të shpëtonte pa thënë preferencën për fituesen e festivali të fundviti. Ai donte që festivalin ta fitonte Elvana Gjata ,por edhe Arilena ishte një ndër favoritet për të.

Gjithashtu ai deklaroi që nuk ka miqësi nga showbiz-i dhe është gati për një karrierë në Turqi si nga ana muzikore ashtu dhe pjesë e një filmi që pritet të nisë së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *