Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës.
Një fëmijë 10 vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, ku si pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv





