Me tensione është shoqëruar seanca e sotme parlamentare. Deputeti demokarat Flamur Noka ka goditur me shishen e ujit ministrin Taulant Balla, teksa ky i fundit ishte duke folur.
Edhe pse Garda ka ndërhyrë menjëherë duke e bllokuar deputetin Noka, ai ka arritur që të marrë një shishe uji dhe e ka hedhur në drejtim të Ballës.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali e përjashtoi nga seanca dhe kërkoi nërprerje të seancës plenare deri në qetësim të situatës./vizionplus.tv





