E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nis lufta, Izraeli fut tanket në Liban

Izraeli ka nisur sulmet ushtarale përtej kufiirit të Libanit. Mediat ndëkrombëtare raportojnë se Izraeli ka njoftuar Uashingtonin për nisjen e luftimeve tokësore në Liban.

“Izraeli po planifikon një operacion të kufizuar tokësor në Liban që mund të fillojë menjëherë, i ka thënë Izraeli Uashingtonit”.

“Ne jemi informuar për një sërë operacionesh. Deri më tani, na është thënë se këto janë operacione të kufizuara, të përqendruara në infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit, por diskutimet për këtë çështje janë në vazhdim”, u tha gazetarëve Mattheë Miller, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA.

Izraeli më herët informoi SHBA-në se po planifikonte një operacion tokësor në shkallë të kufizuar në Liban që mund të fillonte menjëherë, tha një zyrtar amerikan për Ëashington Post.

Reklamë

Operacioni do të fokusohet në pastrimin e infrastrukturës ushtarake përgjatë kufirit për të eliminuar kërcënimin ndaj komuniteteve kufitare izraelite, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad tha në një diskutim me kryetarët e zonave në kufirin verior të Izraelit se “faza tjetër e luftës kundër Hezbollahut do të fillojë së shpejti, do të jetë një faktor i rëndësishëm në ndryshimin e situatës së sigurisë dhe do të na lejojë të përfundojmë pjesë e rëndësishme e objektivave të luftës: kthimi i banorëve në shtëpitë e tyre.”/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë