Një aksident i rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në Tiranë pranë vendit të njohur si “Shkalla e Tujanit”.
Sipas informacioneve automjeti me drejtues shtetasin O.N, rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M.Sh, rreth 29 vjeç.
Lexo edhe :
Related Posts
Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H.L rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.