Subscribe

Një ngarkesë rekord prej 387.1 ton mish është ndaluar të futet në territorin e vendit tonë.

Autoriteti i kontrollit ushqimor sqaroi se kjo sasi mishi e nbllokuar në kufi, kishte përmbajtje të lartë salmonele, e rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.

234.5 ton mish u kthye ne vendet e origjinës, ndërsa 152.6 ton të tjerë janë në proces të përmbylljes së praktikes për kthim në vendet nga ku u importuan, ose asgjësim.

Autoriteti sqaroi gjithashtu se bëhej fjalë për mish derri, mish vici dhe fileto pule, konkretisht:
78 ton Mish Derri” importuar nga Brazili, 27 ton “Fileto Pule” nga Brazili, dhe 22.648 ton “Mish Viçi” nga Brazili.

Sasitë e lartëpërmendura ishin kontraktuar për tu importuar drejt Shqipërisë nga kompanitë “KING MIT”, “FRIGO ALB shpk”, “DEKON FRIGO shpk” etj…

Kjo sasi e konsiderueshme mishi është ndaluar në portin e Durrësit gjatë kontrolleve rutine të autoriteteve portuale, por nuk është hera e pare që produkte të tilla jashte standarteve për konsum, hyjnë ne territorin shqiptar nga pikat doganore.

Mish i infektuar dhe kontaminuar nga salmonela paraqet rrezikshmëri të lartë për konsumatorin. Simptomat që shfaqen janë vjellje, temperaturë të lartë, dhimbje koke, diarre apo dhimbje muskulore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *