E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E enjtja rikthen reshjet, çfarë ndodh sot me temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

moti reshje vranesira diell

Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e pas orëve të mesditës kryesisht në zonën perëndimore dhe atë qendrore reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar.

Reklamë

Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në det do të jetë 2 deri 3 ballë

Vazhdo të lexosh

Reklamë