Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shijak, ku ka marrë pjesë në takimin për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e apartamenteve nga disa qytetarë të prekur nga tërmeti i 2019-ës.

 

Rama, në fjalën e tij vlerësoi kryebashkiakun Elton Arbana për punën që ka bërë, teksa i ka thënë se ai u duhet sërish edhe për mandatin e ardhshëm.

 

Kjo deklaratë e Ramës, konfirmon Arbanën për garën e lokaleve që do mbahet në 14 maj 2023.

 

Takuam një emigrant nga Shijaku që kishte ardhur për të marrë shtëpinë. Nuk ka gjë më të mirë kur një emigrant na e vlerëson punën. Fjalët e tij ishin një kompliment i madh. Vlerësimi i tij po ashtu. Rol të rëndësishëm ka pasur edhe kryetari juaj I bashkisë që ka qenë zgjedhja e duhur. Për këtë arsye unë sot dua t’ja them këtu kryetarit të bashkisë që e duam sërish si kryetar.

 

Nga të gjithë kryetarët e bashkive të zonave të tërmetit ky u ka qëndruar më pranë njerëzve gjatë kësaj periudhe. Natyrisht që ka kaluar kohë, por është një kohë që e kemi shfrytëzuar maksimalisht, pavarësisht se hyri në mes pandemia dhe kriza e çmimit të energjisë. Për fat të mirë na e mundëson që t’ju mbrojmë juve. Nga fatura tuaja 20 % paguani ju ndërsa 80 % të tjera e paguan qeveria dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Ne po mbrojmë çmimin e familjarëve dhe të biznesit të vogël”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *