E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“E dinit lojë?”/ Pas mbeti jashtë kabinetit qeveritar, Erion Braçe “thumbon” me këtë foto

Pasi dha dorëheqjen nga detyra e zv.kryeministrit, Erion Braçe vijon të japë “mesazhe të fshehura” përmes postimeve që publikon në llogarinë e tij në “Instagram”.

Ai shpërndau këtë të premte një foto të lojës “kala dibrançe”, krahas së cilës shkruan se i reziston çdo stili jetese.

“E mbani mend? E dinit loje apo jo? Ja qe i reziston çdo kohe si stil jete”, shkruan ai.

Në Asamblenë e Përgjithshme të PS, Braçe u zgjodh vetëm si anëtar i kryesisë së PS dhe u la jashtë çdo lloj posti tjetër brenda partisë.

Reklamë

Një ditë më parë, Braçe postoi gjithashtu një foto ku shihet se po shijon perëndimin e diellit. Mirëpo, në foto dallohet edhe një tabelë ku shkruhet “Bankomat, money (para)”.

Nuk dihet se kujt po ia adreson këto mesazhe të koduara Braçe.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë