Për rreth 8 orë qarkullimi në rrugët e Lezhës ka qënë sfidë për mijëra pushues e drejtues mjetesh që zgjodhën Shëngjinin për pushime në fundjavë.
Rruga e re Shëngjin- Velipojë, e Ranës së Hedhun dhe dalja në Lezhë, ishtë më problematike, ndërsa trafiku shtrihej nga Lezha në Laç, dhe nga Lezha në Mirdirë, aty ku rruga e Kombit bëhet me 4 korsi.
Policia e Lezhës devijoi qarkullimin edhe në akse dytësore, të cilat në jo pak raste u bllokuan, ndërsa fatmirësisht nuk pati incidente rrugore.
Një kaos me përmasa të tilla me qarkullimin nuk ishte parë ndonjëherë dhe pse jemi vetëm në fillim të sezonit, ndërsa rruga, Milot-Balldren qe ende nuk eshte ndertuar shihet nga specialistër si e vetmja mundësi për të shmangur radhët kilometrike./vizionplus.tv





