Vajza e ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli, Megi Topalli, ka kurorëzuar ditën e djeshme në martesë lidhjen disavjeçare me Angjelin Serreqin. Prindërit e dy fëmijëve zgjodhën të celebronin dashurinë e tyre në Shkodrën loce, më konkretisht buzë liqenit të Shirokës, në një ceremoni private ku morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë.

 

E bukura e Shirokës, Megi Topalli kurorëzon në martesë

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Megi me anë të një postimi në Facebook, ku ka ndarë dy foto nën petkun e fustanit të bardhë.

 

E bukura e Shirokës, Megi Topalli kurorëzon në martesë

“Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme. Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë. Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë. Falënderojmë familjet tona, miqtë, dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni”,-shkruan ajo./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *