E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Bota

“E bukur dhe e talentuar”/ Nuk e përballonte izolimin nga koronavirusi, vetëvritet 19-vjeçarja

Një 19-vjeçare nga Britania e Madhe i ka dhënë fund jetës, pasi nuk ishte në gjendje ta përballonte izolimin në shtëpi, si masë për t’u mbrojtur nga COVID-19.

 

“Bukuroshe dhe e talentuar”, Emily Owen, e cila vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, kishte paralajmëruar njerëzit e saj të dashur vetëm disa ditë para tragjedisë se: “Më shumë njerëz do të vdesin nga vetëvrasja gjatë kësaj periudhe se sa nga vetë virusi”

 

Reklamë

Familjarët e viktimës kanë kërkuar që të ketë më shumë ndërgjegjësim dhe mbështetje gjatë pandemisë ndaj njerëzve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

 

Ata thanë se Emily, e cila punonte edhe si kamariere, ishte e shqetësuar për COVID-19 dhe ndikimin që mund të sjellë izolimi në shëndetin e saj mendor.

 

Motra e saj, Annabel Owen, 21 vjeç tha në një postim në rrjetet sociale se: “Emily ishte shumë e shqetësuar për koronavirusin, por më shumë ishte shqetësuar për ndikimin e izolimit në shëndetin mendor dhe frika nga e panjohura.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë