Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka takuar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij, Anitën. Ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Shqipëri, Kosovë e rajon, si dhe synimet politike të nxjerra këtë vit nga kampi rinor i LRI-së në Jalë.

“Me Anitën përqafuar, ndërsa me Ramushin gati për një bisedë miqësore për t’i treguar përvojën e sivjetshme nga kampi rinor i LRI-së në Jalë. Surprizën e bukur që zbulova gjatë ditëve të kampit me të rinjtë që e kanë vendosur të punojnë dhe të jetojnë në një Shqipëri evropiane, pa qenë të detyruar të largohen se dikush iu shkatërron ëndrrat, dua ta ndaj me të gjithë. Nuk mund ti shpëtonin bisedës me Kryetarin e AAK diskutimet mbi zhvillimet në Shqipëri, Kosovë e rajon, dhe mbi rëndësinë që ka për suksesin në sfidat e përbashkëta të së ardhmes krijimi i një lidhje më të fortë mes brezit të ri. Trojet tona janë të bekuara nga Zoti me bukuri mahnitëse dhe njerëz me karakter të fortë e tradita. Me besim dhe dashuri e ardhmja këtu është si askund tjetër”, shkruan Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *